Parlamenti i këtij shteti miraton ligjin për tredhjen e pedofilëve

3 muaj më parë

Parlamenti i këtij shteti miraton ligjin për tredhjen e pedofilëve

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar këtë të enjte ligje të reja, duke futur kastrimin (tredhjen) kimike të detyrueshme për abuzuesit seksualë. Ky duket se do të jetë një testim i madh për presidentin liberal Volodimir Zelensky.

Masat e reja, të cilat do të detyronin injeksione anti-androgjene për burrat e dënuar për vepra të rënda seksuale me të miturit, do ta kthenin ligjin ukrainas në një prej më të ashpërve në botë.

Po të merren në konsideratë disa ngjarje shumë të përfolura të abuzimit të fëmijëve në vend, ndryshimi ka gjasa të jetë shumë i përkrahur nga votuesit. Por ekspertët ligjorë dhe profesionistët e mjekësisë kanë kritikuar thellësisht projekt-ligjin duke i bërë apel presidentit Zelenksy për të ndërhyrë me një veto presidenciale.

Projekt-ligji u fut me ngut në seancën e fundit të këtij parlamenti të enjten, çfarë kuptohet si një lëvizje për të marrë vota në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme këtë të djelë.

Në shënimet shpjeguese për projekt-ligjin, një prej deputetëve tha se ai u prezantua në parlament. në mungesë të dënimit me vdekje.

Çështja e abuzimit të fëmijëve është bërë një çështje qendrore në fushatën zgjedhore të Ukrainës pas rrëmbimit, ngacmimeve seksuale dhe vrasjes së një vajze të re në Ukrainën jugore.

Njëmbëdhjetë vjeçarja Dariya Lukjanenko u gjet në një gropë në 19 qershor, gjashtë ditë pas largimit nga shtëpia për një mësim baleti. Një mik 22-vjeçar i familjes pranoi, më vonë, vrasjen e saj, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare/Dita