Parashikimi i Veton Surroit për “koalicionin VV-LDK”

1 muaj më parë

Parashikimi i Veton Surroit për “koalicionin VV-LDK”

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka bërë një parashikim rreth koalicionit të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demorkatike të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se marrëveshja e kolicionit VV-LDK është më afër se ç’mendohet.

“Marrëveshja e koalicionit mes LVV dhe LDK është më afër se ç’mendohet dhe më larg se ç’duhet të jetë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, lideri i LDK-së Isa Mustafa në një intervistë ka folur për ofertën e fundit të Vetëvendosjes, duke e vlerësuar se VV e ka vendosur partinë e tij para aktit të kryer.

“Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?”.

Ky është përshkrimi që ia ka bëë Isa Mustafa bisedimeve me Albin Kurtin. Ka thënë se LDK kishte menduar se më 26 dhejtor kur u votua Kryeparlametari pa marrëeshje mori gjithcka fund për koalicionin me VV.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.

Letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, Albin Kurti, ai e ka cilësuar një “ese ideologjik”.

Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e cilëson të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime.

Megjithatë, Mustafa thotë se e konsiderojnë me prioritet koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kërkesa për ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.