Para fundit

3 javë më parë

Para fundit

Ka kohë që jam në hamendje të madhe rreth përmbajtjes së këtij lloji të testamentit. Prandaj vendosa të shkruaja dhe ta botoja atë. Më thanë se të rinjtë janë të pashpresë, jo të qetë dhe u besojnë juve! Ju nuk guxoni t’i dëshpëroni ata!

E pyes veten se a e meritoj unë këtë besim? Unë kam të meta serioze që ata nuk m’i njohin. Unë do të përpiqem që të shprehem në mënyrën më të thjeshtë, me qëllim që të mos i lëndoj ata, sepse ata midis këtij kaosi të madh që mbretëron jo vetëm në vend, por edhe në mbarë botën, kanë nevojë t’i besojnë dikujt! , shkruan sot Koha Ditore.

Në fshatin ku jam lindur, para se të shkonim në gjumë, ishte zakon që të porosisnim të na zgjonin prej gjumi me fjalët : “Më kujtoni në ora gjashtë!“. Gjithmonë kam qenë i mahnitur me raportin që krijohej midis të mbajturit në mend dhe kohëzgjatjes.

Të mbajturit në mend e ka pasur kuptimin e rëndësishëm tek kulturat e mëdha, ngase afronte rezistencë për ikjen e papritshme të kohës. Jo kujtimi për ngjarje të zakonshme, e as mbajtje në mend që shërben për sistemimin e të dhënave në kompjuterët e sotëm: ne jemi duke folur për nevojën e ruajtjes dhe të transmetimit të së vërtetës origjinale.

Në bashkësitë arkaike, derisa babai shkonte për ta siguruar ushqimin, ndërsa gratë u përkushtoheshin vorbëtarisë apo përkujdesjes së fëmijëve, kultivimit të të mbjellave, të vegjlit duke qëndruar ulur në prehrin e gjyshërve dhe gjysheve edukoheshin në bazë të mençurisë së brezave të mëparshëm, jo në kuptimin që kësaj shprehjeje sot i jep civilizimi shkencor, por në atë që na ndihmon të jetojmë dhe të vdesim./Ernesto Sabato