Pape Diouf, ish-presidenti i Marseille vdes pasi doli pozitiv me koronavirus

2 muaj më parë

Pape Diouf, ish-presidenti i Marseille vdes pasi doli pozitiv me koronavirus

Ish presidenti i Marseille, Pape Diouf ka vdekur në moshën 68 vjeçare pasi doli pozitiv me koronavirus, ka njoftuar klubi.

Senegalezi ishte president midis 2005 dhe 2009 kur Marseille përfundoi e dyta në Ligue 1 dy herë dhe arriti në dy finale të kupës franceze.

Ata fituan titullin e parë të ligës franceze në 18 vjet në 2010.

“Pape do të mbetet në zemrat e Marseillais përgjithmonë, si një nga arkitektët e mëdhenj në historinë e klubit”, shkroi Marseille në Twitter, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.