PAN-i ndahet zyrtarisht në Kuvend

3 vite më parë

PAN-i ndahet zyrtarisht në Kuvend

Koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk do të funksionoj si një trup i përbashkët në Kuvendin e Kosovës.

Prej tash, PAN është i ndarë në tri grupe parlamentare, shkruan AktivPress.

Grupi më i madh i dalë nga ky koalicion është ai i PDK-së me 24 deputetë. Shef i këtij grupi është Memli Krasniqi.

I dyti për nga fuqia e numrave është grupi i AAK-së me 9 deputetë.

Këta deputetë për shef e kanë Ahmet Isufin.

Ndërsa grupi i tretë, njëherësh më i vogli i koalicionit është ai i Nismës për Kosovë.

Këtij grupi do t’i prijë Bilall Sherifi dhe në përbërje të tij janë gjashtë deputetë.

Këtë ndarje e ka bërë publike kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Grupi më i madh në Kuvend mbetet ai i Vetëvendosjes me 32 deputetë, i pasuar nga ai i LDK-së me 27 deputetë. Shef i grupit të parë është Glauk Konjufca, ndërsa i grupit të dytë, Avdullah Hoti.

Në grupet e tjera parlamentare hyjnë edhe ai i Listës Serbe, me 10 deputetë me kryetar Sasha Milosavljeviq, si dhe Grupi  Parlamentar 6+ me 6 deputetë, me kryetar Albert Kinolli./AktivPress