Pamje: Ylli i Napolit pëson lëndim të tmerrshëm në kokë gjatë një dueli, e humb vetëdijen

3 javë më parë

Pamje: Ylli i Napolit pëson lëndim të tmerrshëm në kokë gjatë një dueli, e humb vetëdijen

Hirving Lozano e ka pësuar një lëndim të frikshëm në kokë gjatë ndeshjes hapëse të Meksikës kundër Trinidadit dhe Tabakos në Gold Cup në Dallas.

Ylli i Napolit u bart jashtë fushës me barelë pasi e lëndoi kokën dhe qafën në një duel me portierin e Trinidadit dhe Tobagos të shtunën mbrëma.

Në përpjekje për ta arritur një top Lozano u përplas me portierin Marvin Phillips në minutën e 10-të. Phillips e goditi Lozanon me gju në kokë.

25-vjeçari u mjekua në fushë urgjentisht para se të bartej me barelë. Nga koka e tij rridhte gjak dhe i ishte vendosur një mbrojtëse në qafë.

Pas ndeshjes, kombëtarja meksikane njoftoi se 25-vjeçari është në gjendje të qëndrueshme dhe i vetëdijshëm. Ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore ndërkohë.

Lozano i ka 14 gola në 48 ndeshje për Meksikën. Ndërsa, për Napolin ai i shënoi 11 gola në sezonin e fundit.

Duke folur pas ndeshjes, ndihmëstrajneri i Meksikës, Jorge Theiler tha: “Ishte një çast dëshpërimi sepse e pamë Lozanon të shtrirë në bar dhe nga banka nuk e vërenim dot se çfarë kishte”. /Gazeta Express/