Pamje tronditëse kur tre këmbësorë goditen me veturë në Prizren (VIDEO)

4 javë më parë

Pamje tronditëse kur tre këmbësorë goditen me veturë në Prizren (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Romajë të Prizrenit ku një veturë ka goditur tre këmbësorë për t’iu shmangur ndeshjes me një veturë tjetër.

Mediumi lokal i Prizrenit “RTV Besa” ka publikuar videon nga momenti i ngjarjes.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka thënë se vetëm një person ka marrë lëndime të lehta, që pas tretmanit është liruar për në shtëpi.

“Fsh. Ramajë, Prizren 29.09.2020 – 07:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”.