Pamje: Messi më i gatshëm se kurrë, i turpëron bashkëlojtarët në stërvitje

1 muaj më parë

Pamje: Messi më i gatshëm se kurrë, i turpëron bashkëlojtarët në stërvitje

Duket se Lionel Messi mezi e pret rifillimin e sezonit në La Liga, pasi shihet të jetë në formë të jashtëzakonshme dhe tejet i lumtur më topin në këmbë. Sulmuesi i Barcelonës i ka turpëruar bashkëlojtarët e vet në stërvitjen e së martës.

La Liga e synon rikthimin me ndeshjen mes Sevillës dhe Real Betisit në fillim të muajit të ardhshëm, raporton Express.

Data e propozuar për rifillimin e sezonit në La Liga, i cili u ndërpre në mars si pasojë e pandemisë koronavirus, është 12 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo ditë për gjashtë javë rresht dhe sezoni do të kompletohet kah fundi i korrikut.

Klubet e La Ligës u rikthyen në stërvitje javën e kaluar, ndërsa nga kjo javë ato kanë stërvitor në grupe, pas lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.

Barcelona është lidere e La Ligës me dy pikë më shumë se Real Madridi, dhe kapiteni Messi duket i kalitur tashmë.

Në një video të postuar nga Barcelona në Twitter, Messi shihet duke e shijuar plotësisht lojën me top dhe tregon formë të përhershme.

Ai vrapon mbrapa dhe e bën një ndërhyrje mbresëlënëse për ta vjedhur topin, para se ta nisë një sulm gjatë të cilit e tall keq portierin Marc-Andre ter Stegen. /Express/