Pamje ekskluzive kur shqiponja në Gjilan ushqen me hardhucë të voglin e saj

1 javë më parë

Pamje ekskluzive kur shqiponja në Gjilan ushqen me hardhucë të voglin e saj

Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi ka kapur një moment të veçantë të shqiponjës minj-ngrënëse, Buteo buteo duke e ushqyer të voglin e saj me hardhucë.

Në një prononcim për Koha.net, Mavriqi ka thënë se këto pamje janë marrë në një fshat të Gjilanit, derisa shton se ky është xhirimi i parë i llojit të tillë të shqiponjës.

“Kjo është shqiponja minj-ngrënëse, Buteo buteo, të cilën e kemi xhiruar sot në një fshat në Gjilan. Ky është xhirimi i parë i llojit të tillë në Kosovë. Më herët kemi xhiruar një tjetërlloj, por jo këtë lloj”, ka thënë Mavriqi.

Ai tregon tutje se përveç hardhucave Buteo buteo gjithashtu ushqehet edhe me gjarpërinj, pra kryesisht me zvarranikë.

“Në këtë rast mashkulli e sjell një hardhucë në fole edhe e ushqen të voglin. Ndryshe këta ushqehen me zvarranikë, përfshi këtu hardhucat dhe gjarpërinjtë. Shumë, shumë rrallë sulmojnë pulat, vetëm nëse janë shumë të uritur”, ka thënë ai.

Këtë xhirim të veçantë mund ta shikoni më poshtë.