Pak kohë pas lindjes, Ariana Fejzullahu rikthen linjat në top-formë

4 javë më parë

Pak kohë pas lindjes, Ariana Fejzullahu rikthen linjat në top-formë

Gruaja e këngëtarit të njohur shqiptar Ermal Fejzullahu, Ariana, njihet si një grua me shumë stil dhe sharm në paraqitjet e saj publike.

Pak kohë pasi solli në jetë fëmijën e katërt, ajo është paraqitur me një imazh ku tregon linjat e saj trupore në formën më të mirë.

Duket se ajo shumë shpejt e ka marrë veten duke dëshmuar se me një kujdes ndaj vetes, nuk është e pamundur të arrihen këto forma.

Kujtojmë që ajo dhe Ermali, para më shumë se 3 javësh, u bënë prindër të një vajze për herë të katërt. Vajzën e pagëzuan me emrin Ana. /Indeksonline