Paga minimale në Kosovë, diskriminuese

3 vite më parë

Paga minimale në Kosovë, diskriminuese

Diskriminimi i punëtorëve për pagën minimale pritet që të marrë fund shumë shpejt.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, nuk ka dashur që flasë se kur do të rregullohet paga minimale dhe se a do të ketë rritje të kësaj page, duke thënë se është në pritje të grupit punues i cili po merret me këtë çështje.

Në Kosovë janë në fuqi dy lloje pagash minimale:

Deri në moshën 35 vjet lejohet që paga minimale të jetë 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë të mos jetë nën 170 euro.

Sipas EUROSTAT-it, paga minimale në rajonin e Ballkanit perëndimor është:

Sllovenia 805 euro

Kroacia 433 euro

Mali i Zi 288 euro

Serbia 250 euro

Maqedonia 231 euro

Shqipëria 155 euro Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, ka konfirmuar për RTK se ka filluar puna për e harmonizimin e pagës minimale.

Ai tha se BSKP është e vendosur që paga minimale të jetë 250 euro. “Ne nuk do të heqim dorë sepse këtë e kemi kërkuar edhe më herët.

Sepse në Kosovë nuk kemi paga të kënaqshme sidomos  në sektorin privat”, tha ai.

Që prej themelimit të Këshillit Social është diskutuar që paga minimale në Kosovë të jetë 210 por deri tash nuk është arritur asnjë marrëveshje.