“Pacolli vështirë se do të bëhet President”

3 vite më parë

“Pacolli vështirë se do të bëhet President”

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, shumë vështirë e ka të ulet në “kolltukun” e presidentit të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në marrëveshjen për bashkëqeverisje, të arritur ditë më parë me drejtuesit e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma).

Sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me PAN-in, liderit të AKR-së i është premtuar edhe posti i presidentit në mandatin e ardhshëm pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçi. Presidenti i tanishëm ka mandat deri në fillim të vitit 2021 përderisa vlerësohet se një jetëgjatësi të tillë nuk do ta ketë koalicioni i AKR-së me PAN-in.

Edhe deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Milaim Zeka, e ka vlerësuar si të kotë pikën e marrëveshjes me PAN-in, në të cilën thuhet se Pacolli do të përkrahet për president në mandatin e ardhshëm.