Pacolli takohet me ambasadoren e re të Francës, flet për dialogun me Serbinë

2 muaj më parë

Pacolli takohet me ambasadoren e re të Francës, flet për dialogun me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadoren e re të shtetit francez në Republikën e Kosovës, Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike.

Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese, thuhet në komunikatën e MPJ-së, transmeton AktivPress.