Pacolli në Pragë, ja me kë do të takohet

3 muaj më parë

Pacolli në Pragë, ja me kë do të takohet

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, me ftesë të ministrit të Jashtëm Çekë, Tomáš Petříček, po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë, transmeton AktivPress.

Pacolli gjatë vizitës dy ditore protet të zhvilloj takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë.

“Do të ketë takime me Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, H.E. Z. Karel Havlíček. Po ashtu, do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, H.E. Z. Radek Vondráček”, njofton MPJ.

Takimet e vizitës dy ditore do të përmbyllen me Zëvendëskryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Mgr. Jiří Růžička./AktivPress/