Pacolli e lë fushatën e shkon në Nju-Jork: Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha

4 javë më parë

Pacolli e lë fushatën e shkon në Nju-Jork: Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Ministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka arritur në Nju-Jork.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të zhvillojë “takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës”.

“Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në Nju-Jork, këtë javë zhvillohet punimet vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme.