OVL e UÇK-së paralajmëron trazira nëse gjykata vendos për pezullimin e pensioneve

3 muaj më parë

OVL e UÇK-së paralajmëron trazira nëse gjykata vendos për pezullimin e pensioneve

Gjykata Themelore e Prishtinës brenda disa ditësh do të vendosë nëse prej buxhetit të Kosovës do të vazhdojnë pagesat për afro 20 mijë përfitues nga statusi i veteranit të UÇK-së, të cilin e konteston Prokuroria Speciale përmes aktakuzës të njohur në opinion si aktakuza “Veteranët e rrejshëm”.

Argumentimi për dhe kundër kërkesës për masë të përkohshme është trajtuar në seancën e parë për 12 të akuzuarit që janë pjesë e kësaj aktakuze, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykimi që ka zgjatur më shumë se tri orë ka nisur me evidencimin e prezencës se palëve dhe me leximin e aktakuzës.

Kur radha e leximit iu ka ardhur emrave të veteranëve që hetuesia pretendon se statusin e kësaj kategorie e kanë fituar jashtëligjshëm, publiku dhe mediet janë nxjerrë jashtë. Kjo, sipas Gjykatës, për të ruajtur privatësinë e personave që përmenden.

Kur publiku është rikthyer në sallë, personat e akuzuar janë deklaruar rreth fajësisë ose pafajësisë. Të akuzuarit shumicën e kohës kanë qenë të shkurtër në deklarimin e tyre.