Osmani pret që Kroacia do të përkrahë fuqishëm Kosovën në procesin euro-integrues

5 ditë më parë

Osmani pret që Kroacia do të përkrahë fuqishëm Kosovën në procesin euro-integrues

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Siç njofton LDK-ja, ambasadorja kroate uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme, transmeton AktivPress.

Osmani, nga ana e saj, ka uruar ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, njëherësh ka uruar edhe për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci.

Njëkohësisht, Osmani ka shprehur pritjet që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues./AktivPress/