Osmani e përfaqësuesi i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor diskutojnë mundësinë e sigurimit të vaksinave ndaj COVID-19

1 muaj më parë

Osmani e përfaqësuesi i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor diskutojnë mundësinë e sigurimit të vaksinave ndaj COVID-19

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka takuar përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez Jens Erik Grøndahl.

Ai ka përgëzuar Osmanin për rezultatin zgjedhor dhe ka thënë se kjo shënon hapjen e një kapitulli të ri në politikën kosovare.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe nevojës për t`u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.

Osmani dhe Bjornstad kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti COVID, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme.

Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar relacionet e mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe kanë përsëritur përkushtimin e mëtejmë për intensifikimin e marrëdhënieve, transmeton Klan Kosova.