Osmani e bindur se ekipi olimpik i Kosovës do ta lartësoj emrin e shtetit në “Tokio 2020”

3 javë më parë

Osmani e bindur se ekipi olimpik i Kosovës do ta lartësoj emrin e shtetit në “Tokio 2020”

Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Me këtë rast, ajo u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e njoftoi presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës.

Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës.