Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

1 muaj më parë

Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, i ka dekretuar 23 gjyqtarë të rinj.

Kjo është bërë në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Skënder Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK. Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës.