Oskar 2020, ceremonia e madhe e çmimit prestigjoz

1 javë më parë

Oskar 2020, ceremonia e madhe e çmimit prestigjoz

Qyteti Los Ageles identifikohet shpesh me Hollivudin. Të dielën aty mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar. Kjo javë u shënua me veprimtari të ndryshme deri në kulmimin e ngjarjes, të dielën mbrëma. Shumë prej veprimtarive e kanë origjinën dhjetëra vite më parë kur aktorët e Hollivudit nuk ishin milionerë dhe kur u shpik ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Akademisë.

Nga fundi i viteve 1920 producentët e Hollivudit preferonin të kalonin kohën dhe zhvillonin takime në hotelin Millenium Biltmore. Thuhet se ishte pikërisht në këtë vend, ku në vitin 1927 dezinjatori hodhi në pecetë skicat e para të statujës Oskar. Ana Segura është Drejtore e Shitjeve dhe Marketingut në hotelin Millenium Biltmore.

“Gjatë takimeve paraprake për planifikimin e çmimeve Oscar, disa persona po bisedonin për këtë çështje dhe njeri prej tyre filloi të vizatonte mbi një pecetë. Ky vizatim është ajo që tani njihet si statuja Oscar”.

Askush nuk e di se ku ka përfunduar peceta historike. Zonja Segura beson se ajo humbi afro 100 vite më parë.

Por dizanjo e statujës mbijetoi duke debutuar në vitin 1929 në ceremoninë e parë të Çmimeve Oscars në hotelin Roosevelt, dhe më pas u zhvendos në hotelin Biltmore. Në këtë sallë u zhvilluan tetë cermoni që padyshim atëherë kishte një pamje tjetër.

“Kjo sallë fillimisht u ndërtua për ceremoninë me një skenë madhështore. Më pas hoteli u rinovua dhe kështu u ul edhe tavani tejet i lartë”, thotë zonja Segura.

Pritje pompoze, fustane të bukura mbrëmjesh dhe kostume, kjo ishte salla për të parë gjithçka, apo për të qënë në qendër të vëmendjes në Hollivudin legjendar. Fotot që zbukurojnë muret e hotelit ofrojnë një udhëtim në kohë për vizitorët, thotë zonja Segura.

“Kjo foto e Walt Disney-it me Shirley Temple… bukuria qendron tek çmimi Oscar. Është legjendare sepse ka të bëjë me filmin Shtatë Xhuxhët me të cilën fitoi çmimin Oscar…pra janë shtatë statuja të vogla Oscar dhe trofeu i madh.”

Hoteli Biltmore nuk tërhiqte vetëm yjet e Hollivudit. Mes viteve 1920 dhe 1933, kur prodhimi dhe shitja e alkoolit ishte e jashtëligjshme, ky vend tërhiqte një shresë të ndryshme. Gangsterët dhe politikanët vinin të takoheshin këtu fshehurazi në një lokal sekret të fshehur pas këtij muri, thotë Ana.

“Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe njerëz të famshëm. Dhe si rezultat i ndalimit të alkoolit, njerëzit duhet të lëviznin dhe kështu kishin ndërtuar një kalim të fshehtë.”

Aktorët dhe producentët edhe sot e frekuentojnë këtë vend. Jaime punon si banakier këtu prej 50 vjetësh. Ai ka mbledhur shumë autografe, fotografi dhe histori të pazakonta. Ngjarja e tij e preferuar është takimi me aktorin Al Pacino, i cili kishte veshur një pelerinë të zezë ndërsa shëtiste nëpër hotel.

“Zoti Pacino, për pak nuk thirra punonjësit e sigurisë kur të pashtë ty!, iu drejtova atij. Përse?, ma ktheu ai. Nga veshja që ke, i thashë. Jam duke bërë përgatitje për një rol, më tha. Dhe e pyeta për një autograf”, thotë Jaime që punon pas banakut.

Ceremonia e çmimeve Oscar ka shumë vite që nuk mbahet këtu, por në tetarin Dolby të Hollivudit. Për të kujtuar ditët e hershme të ceremonive çdo shkurt këtu organizohen festa me tematika speciale brenda mureve të hotelit Biltmore./VOA/

AktivPress