Oriola s’i lë vend imagjinatës, ekspozon gjoksin para pasqyrës

2 muaj më parë

Oriola s’i lë vend imagjinatës, ekspozon gjoksin para pasqyrës

Oriola Marashi kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me fotosesione dhe projekte të ndryshme.

Por, modelja shqiptare çdo herë gjen kohë për të qenë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku numëron mbi 619 mijë ndjekës.

Në një postim të radhës në InstaStory, Marashi ka treguar se gjendet në Stamboll për të punuar rreth fotosesionit të ardhshëm.

Oriola shihet në një pozë bardhë e zi mjaft provokuese para pasqyrës, ndërsa nuk lë shumë vend për imagjinatë duke ekspozuar gjoksin joshëse.

“Veshja për ditën e sotme”, ka shkruar modelja sipër imazhit në të cilin dukej në super formë dhe tejet atraktive duke mbuluar fytyrën, për të lënë në fokus linjat trupore.

Foto: Oriola Marashi/InstaStory

Rikujtojmë që Oriola ka punuar së fundi me markën e njohur “Guess”, pjesë e të cilës është prej vitesh dhe po shijon sukses ndërkombëtare nga ky bashkëpunim. /Telegrafi/