Organizoi aheng në kohë pandemie, iniciohet rast ndaj prizrenasit

2 muaj më parë

Organizoi aheng në kohë pandemie, iniciohet rast ndaj prizrenasit

Një qytetar nga Prizreni ka organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij në kohë pandemie.

Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, ndaj tij kanë nisur hetime për shkak se nuk i ka respektuar masat anti-COVID të qeverisë.

Tash e një kohë sipas vendimit të ekzekutivit nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në një vend.

“Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tuhet në raportin e Policisë.

AKTIV PRESS