Organizatori i protestave në Serbi: Pa plotësimin e kërkesave, protestat nuk do të ndalen

1 muaj më parë

Organizatori i protestave në Serbi: Pa plotësimin e kërkesave, protestat nuk do të ndalen

Savo Manojloviq nga lëvizja “Go to Change” ka njoftuar sot se protestat në Serbi nuk do të ndalen derisa të plotësohen kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me Ligjin për Referendum dhe Iniciaitivat e Njerëzve.

Ai në një konferencë për media tha se kërkesa e parë ka të bëjë me Ligjin për Referendum dhe Iniciativat e Njerëzve që sipas Kushtetutës qytetarët janë sovranë dhe kanë të drejtë të propozojnë ligje nëse mbledhin 30 mijë nënshkrime. Ky ligj sipas Manojloviq kërkon shpenzime, dhe duhet të kesh 1 milion e 200 mijë dinarë për të propozuar ligjin, shkruan rs.n1, transmeton Express.

“Nëse Parlamenti nuk vendos atë që qytetarët propozojnë për votim, ua shkel të drejtat e tyre dhe tani do të duhen 1 milion e 200 mijë dinarë për këtë përmes noterit. Ne besojmë se kjo ndalon të drejtave e qytetarëve për të propozuar ligje”, tha ai duke shtuar se në këtë kontekst në Serbia është duke u hequr sovraniteti civil.

Kushti i tretë lidhet me vlefshmërinë e referendumit – pasi ishte vendosur që referendumi të mund të përsëritej pas një viti, gjë që Komisioni i Venecias e vuri në dukje si një pikë problematike.

“Kjo do të thotë se referendumi do të mund të përsëritet pafundësisht nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin e tij”, tha Manojloviq.

“Ne kemi vërejtje të tjera që do t’i paraqesim në Kuvend dhe presidentit, por kushti i parë është përfundimtar dhe protestat nuk do të ndalen derisa të plotësohet”, tha Savo Manojloviq.

Lajme nga rubrika