Operacion masiv i Policisë në Pejë, 11 të arrestuar për dallavere me armë

3 javë më parë

Operacion masiv i Policisë në Pejë, 11 të arrestuar për dallavere me armë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore sot, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.

“Gjatë kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata gjysmë-automatike, 6 armë të vogla, 2 karikatorë, 1 dylbi, 180 fishekë (kalibër të ndryshëm), 2000 euro, 2 vetura dhe 12 telefona mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, 11 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

KOMUNIKATË PËR MEDIAArrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi,…

Gepostet von Kosovo Police am Dienstag, 29. September 2020