Operacion i policisë në Klinë, kapen armë pa leje dhe arrestohen dy persona

6 ditë më parë

Operacion i policisë në Klinë, kapen armë pa leje dhe arrestohen dy persona

Njësia e hetimeve në Stacionin Policor në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit B.H dhe F.H janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit janë B. H. i lindur në vitin1970 , M/Sh/Kosovar, dhe F. H. i lindur në vitin1976 , M/Sh/Kosovar.

“Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit”, thuhet në raportin e policisë, transmeton AktivPress.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar:

Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’

7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore

Një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. serik

20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2

Një karikator i ‘AK’- 47

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar

Një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe

Një karikator i ‘AK’-47

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, përfundon raporti.

AktivPress