Olta është përmalluar të kurohet në sallonet e bukurisë: Po vdes

2 muaj më parë

Olta është përmalluar të kurohet në sallonet e bukurisë: Po vdes

Olta ka treguar se po i mungon koha kur rregullohej në sallone.

Duket se Olta Gixharin ka filluar ta bezdisë qëndrimi në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka publikuar një video në Instagram, pranë të cilës ka treguar se është përmalluar të kurohet deri në detaje në sallonet e bukurisë.

“Para karantines! Nuk e njoh kte bionden e lyer deri ne rrenje🤔 Po ju goca ju ka marre malli te kuroheni ne sallonet e bukurise??? Une po vdeesss😩 te pakten te lyej vetem rrenjen e flokut…Tag shoqe qe i ka dal rrenja 😂”, u shpreh ajo.

Në ndërkohë kujtojmë se Olta është njëra nga emrat e estradës që po qëndron e izoluar shkak i gjendjes aktuale.