OKB paralajmëron kirzë të re emigrantësh në Evropë

3 vite më parë

OKB paralajmëron kirzë të re emigrantësh në Evropë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh nga Siria në Evropë në rast se nuk ka qëndrueshmëri në programet e ndihmës për vendet fqinje të cilat i kanë strehuar ato.

Drejtori i zyrës së UNCHR në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Amin Awad ka thënë se agjencia ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

 “Ne kemi pasur një eksperiencë më 2015 dhe nuk duam që ajo të përsëritet”, ka thënë ai, raporton Reuters.

Mungesa e fondeve çoi në një mungesë të menjëhershme të shërbimeve në atë vit, kur një milion refugjatë ikën në Evropë, shtoi ai.

“Një marrëveshje BE-Turqi ka ndalur kryesisht fluksin, por një mungesë financimi nga UNHCR ka çuar në shkurtime të programeve vitale që sigurojnë ushqim, kujdes shëndetësor, arsim dhe strehim për refugjatët sirianë”, tha Awad.

Aktualisht Turqia strehon 3.3 milion refugjatë sirianë, numrin më të madh, ndjekur nga Libani me një milion.

“Këto janë kontribuesit  më të mëdhenj, këto janë kontribuesit e vërtetë. Ata siguruan hapësirë, mbrojtje ndërkombëtare “, tha Awad.

“Tani ndihma materiale i mbetet kontribuesve dhe komunitetit ndërkombëtar … Dhe kjo nuk po vjen. Pra, ne duhet të jemi të përgatitur për pasoja, “tha ai.

Awad, i pyetur për vendet në rajon që i mbyllin kufijtë e tyre ndaj refugjatëve sirianë, u përgjigj: “Kufijtë menaxhohen, në disa raste janë të mbyllura”.

Vendet pritëse kanë përmendur shqetësime rreth sigurisë, krizave ekonomike dhe ksenofobisë, por sirianët vazhdojnë të vijnë, tha ai./OraNews