Oda Ekonomike e Kosovës: Duhet një linjë e veçantë e pakos emergjente për media dhe sport

2 muaj më parë

Oda Ekonomike e Kosovës: Duhet një linjë e veçantë e pakos emergjente për media dhe sport

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente për media dhe sport.

Në një postim në Facebook, Rukiqi ka thënë se si pasojë e kufizimit dhe ndaljes së aktivitetit si pasojë e Coronavirusit, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa punë prandaj kjo pako është e domosdoshme.

“Per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetar rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin)”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë:

Ne perkrahje te mediave

Te gjithe sektoret e ekonomise jane prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes te aktivitetit per shkak te masave per parandalimin e perhapjes te pandemise. Mediat ne asnje moment nuk e kane ndal punen ne informimin e drejte te publikut, vetedijesimin per kujdes dhe ruajtje te shendetit, por edhe perkrahje te kauzes te drejte per ruajtje te vendeve te punes. Paradoksalisht, per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetar rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin).