Oda e Hotelierëve: Mos i kufizoni bizneset, asnjë masë e palogjikshme nuk do të merret parasysh

2 muaj më parë

Oda e Hotelierëve: Mos i kufizoni bizneset, asnjë masë e palogjikshme nuk do të merret parasysh

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar se nuk do të respektohen masat anti-COVID nga ana e bizneseve që operojnë në këtë sektor.

Kjo për shkak të neglizhencës nga ana e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo odë në reagimin e tyre thekson se bizneset i kanë respektuar masat për të ruajtur shëndetin e qytetarit, por sipas tyre ata u manipuluan duke u thënë se në këtë kohë gjithçka është në rregull.

“Që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar. Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit”.

“Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithqka ndërroj brenda nate, e nuk po egziston më Virusi, dhe në fund prap se prap me pasojat po përballen bizneset”.

Kryetari Hysen Sogojeva, tha se partitë politike u bënin copë mes veti për t’i zënë sallat e dasmave dhe odave gjatë fushatës.

“Është po i njejti popull që tash është “liru” e po dalin në kafe e restorante, sepse ishit pikërisht JU ata që i’u thatë që çdo gjë është në rregull, mundeni me dalë lirisht. Pas të gjitha këtyre ndodhive, ÇKA janë këto paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja? Po doni me i mbyll prap bizneset a? Po doni prap me i dënu qytetarët me gjoba e në anën tjetër po i leni pa punë? Pikërisht në momentin kur bizneset filluan pak me u ‘’kfjell’’ dhe me punu, ju doni me i mbyll prap a? Ku është logjika e gjithë kësaj të nderuar??”.

“Për qefet E JUAJA politike desh u bonët cop nëpër salla të dasmave e në oda, ndërsa bizneset që me shumë mund punuan ditë e natë qe sa kohë vetëm sa për të mbijetuar, fare nuk i morët parasysh”.

Sogojeva bëri thirrje që të mos ketë kufizime të reja.

Sipas tij ato do të ishin të pakuptimta.

“Bizneset në fushën e gastronomisë dhe hotelierisë edhe gjatë kohës së fushatave tuaja me çdo kusht mundoheshin t’i respektonin masat e manualit, me qëllimin e vetëm ta ruajnë shëndetin e qytetarëve. Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof. Dr. Hysen SOGOJEVA i’u bën thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët vazhdoni t’i respektoni masat e manualit që i keni dhe të cilin bashkarisht e kemi punuar. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet”.