Oda e Farmacistëve publikon listën e barnatoreve kujdestare

2 muaj më parë

Oda e Farmacistëve publikon listën e barnatoreve kujdestare

Në mesin e masave të marra për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka vendosur orar edhe për veprimtarinë e barnatoreve.

Sipas vendimit të Qeverisë, barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00.

Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Barnatoret kujdestare përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

Oda e Farmacistëve të Kosovës, ka publikuar listën e barnatoreve kujdestare për të dielën.

Kjo listë përfshin të gjitha komunat e Kosovës.

Më poshtë gjeni listën e plotë: