Obama boton kujtimet nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

4 javë më parë

Obama boton kujtimet nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

Vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obama-s në lidhje me tetë vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt do të jenë pjesë e librarive, njoftoi sot e përjavshmja “New Yorker”

Me titull “Toka e premtuar “, libri do të dalë më 17 nëntor.

“Obama e shkroi atë personalisht, me dorë, në letra të verdha shënimesh”, specifikoi drejtori i “New Yorker”, David Remnick.

Kujtimet do të dalin në dy vëllime.

“Obama vendosi që do të ishte më mirë që kujtimet të ndaheshin në dy grupe “, tha Remnick.

“Toka e premtuar” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it.

Për daljen në shitje të vëllimit të dytë nuk është vendosur ende një datë/DPA.