Nxënësit e Prishtinës me ekspozitë për Pavarësi

3 vite më parë

Nxënësit e Prishtinës me ekspozitë për Pavarësi

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” për nder të Festës së Pavarësisë kanë hapur një ekspozitë në të cilën nxënësit kanë marrë pjesë me punime me motive të pavarësisë.

Këtë ekspozitë e hapi drejtoresha e arsimit, Arbërie Nagavci e cila përgëzoi punën e nxënësve, njofton Klan Kosova.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 19 shkurt.