“Nutella” u hoq nga tregu

3 vite më parë

“Nutella” u hoq nga tregu

Për shkak të vajit të pallmës, i cili gjendet me bollëk në Kosovë, pothuajse të gjitha vendet evropiane e kanë hequr nga tregu kremin nga çokollata “Nutella”.

Një raport nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit e ka shpallur vajin e palmës më kancerogjen sesa çdo vaj tjetër, pas vlerësimeve të ngjashme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vaji i palmës është pothuajse më i liri dhe kjo bën që kompanitë që prodhojnë produkte më këtë vaj t’i kenë fitimet dyfish më të mëdha.

Raporti i detajuar i Autoritetit Evropian për Sigurinë e Ushqimit, i publikuar në majin e 2016-së, ka thënë se vaji i palmës është më i rrezikshëm se vajrat e tjerë kur rafinohet në temperatura mbi 200 gradë celsius, raporton lajmi.net.

Temperaturat e larta përdoren për t’ia hequr vajit të palmës ngjyrën natyrore të kuqe, dhe për të neutralizuar erën e tij.

Ky proces, megjithatë, bën që të formohen kontaminues të njohur si GE. Kur treten, këta kontaminues janë të prirur të shpërbëhen dhe të lirojnë glycidol, një përbërës që besohet se shkakton tumore.

Sipas një raporti nga Institutet Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekspozimi gojor ndaj glycidolit ka shkaktuar tumore në disa teste të bëra tek minjtë laboratorikë.

Ndërsa në Kosovë ky produkt ende vazhdon të gjendet nëpër raftet e marketeve.

Ajo që është më shqetësuese në Kosovë gjatë vitit 2016 kanë hyrë 1.8 milionë kilogram vaj palme.

Ndërsa vet shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valder Gjinovci e ka pranuar se përdorët vaj i palmës, por në sasi më të vogla. /Lajmi.net/