Nusja e Bleros publikoi një imazh mahnitës nga dasma

1 muaj më parë

Nusja e Bleros publikoi një imazh mahnitës nga dasma

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi-Blero dhe modelja Afrona Dika javët e fundit ishin pjesë e pandashme e mediave rozë.

Dasma e tyre mbresëlënëse u komentua shumë nga publiku, derisa dyshja mahnitën të ftuarit me pamjen dhe organizimin e dasmës. Çifti ende vazhdon të jetë pjesë e mediave rozë, pasiqë po ndanë pamje të bukura nga dasma, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, pak më parë, bashkëshortja e Bleros, Afrona për 205 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi nje imazh tejet të bukura nga dasma e saj. Në imazhin me flokë të kapura dhe me vello të bardhë, modelja e njohur po merr komente dhe pëlqime të shumta në instagram.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika më 21 shtator e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë. Dasma e tyre, e cila u mbajt në Shëngjin ka marrë vëmendje të madhe.