Nuk ndalet Koreja e Veriut, lëshon tre raketa balistike

2 vite më parë

Nuk ndalet Koreja e Veriut, lëshon tre raketa balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, njofton ushtria amerikane. Raketat u nisën nga një vend në krahinën Gangwon duke udhëtuar për 250 km, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Që nga shkrepja e një arme balistike ndërkontinentale muajin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar rajonin amerikan të Guamut në Paqësor.

Por, testi i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guamin, tha ushtria amerikane./AktivPress