Nuk mungon në asnjë protestë, kush është veterani i UÇK-së që sot u doli në mbrojtje kolegëve të tij

2 muaj më parë

Nuk mungon në asnjë protestë, kush është veterani i UÇK-së që sot u doli në mbrojtje kolegëve të tij

Muhamed Kuka është një ish-ushtar i UÇK-së dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, që tash e 22 vjet asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvjetor Kuka qëndron i pari, duke valëvitur flamurin kuqezi dhe duke i prirë masës.

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionalisht me të.

Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetrohen kurrë për të. Në çdo përvjetor të ndonjë dëshmori, në protestat për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së ai i vesh përsëri ato dhe me flamurin në dorë niset për Prishtinë, dhe në secili qytet të Republikës së Kosovës.

Kuka ka qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’, dhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bën për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.