Nuk kanë të ndalur çmimet për ” La la Land”

4 vite më parë

Nuk kanë të ndalur çmimet për ” La la Land”

Regjisori i “La La Land”, Damien Chazelle arriti të rrëmbente çmimin më të madh të “Directors Guid of America Awards”, ditën e shtunë. Ky është trofeu i radhës në ndalesën e fundit përpara çmimeve “Oscar”, një udhëtim i papërmbajtshëm i muzikalit.

“Doja të festoja për aktin e ëndërrimit dhe atë çfarë nënkupton arti. Arti ka për synim t’i lidhë njerëzit dhe të zhdukë kufijtë”, tha Chazelle. “Dua të bëhem pjesë e këtij dialogu ndërkombëtar filmash”.

32-vjeçari Chazelle, i nominuar për herë të parë, bëhet kështu fituesi më i ri i një çmimi “DGA”, që më shumë se gjithçka të garanton një triumf eventual në ceremoninë e “Oscar”-it më 26 shkurt. Kjo sepse, shumë rrallë ka ndodhur që një fitues i “DGA”-së të mos fitojë çmimin korrespondues në ceremoninë e Akademisë së Arteve Pamore dhe Shkencës./topchannel

“La La Land” fitoi së fundi edhe çmimin e “Producers Guild Awards”, ndërsa rezulton i nominuar në 14 kategori për statuetat e arta “Oscar”.