“Nuk ka ‘Perde të Hekurt’ mes Rusisë dhe SHBA”

3 vite më parë

“Nuk ka ‘Perde të Hekurt’ mes Rusisë dhe SHBA”

Nuk ka asnjë “Perde të Hekurt” të re mes Rusisë dhe SHBA. Kështu tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov duke parashikuar se marrëdhëniet midis dy vendeve do të përmirësohen.

“Unë nuk mendoj se termi ‘Perde e Hekurt’ mund të aplikohet në marrëdhëniet Rusi-SHBA”, tha Lavrov për Rai Novosti.

“Megjithatë, një numër veprimesh ishin ndërmarrë nga pala amerikane, e cila ndihmoi në ngrohjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi”, tha kryediplomati rus.

Ndër të tjera ai vuri në dukje sanksionet  ekonomike ndaj Moskës si dhe kufizimet e vendosura në mediat ruse.