Nuk ka kuorum, dështon rezoluta për nënstacionin policor në Karaçevë

1 muaj më parë

Nuk ka kuorum, dështon rezoluta për nënstacionin policor në Karaçevë

Vetëm 23 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës së Vetëvendosjes sot në Kuvend, pas interpelancës së ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliut për situatën në Karaçevë të Kamenicës.

Kjo ka bërë që të dështojë për herë të dytë votimi i kësaj rezolute ku kërkohet edhe vendosja e një nënstacioni të përhershëm të policisë në këtë fshat kufitar.

Në pikën tjetër kërkohet që “Institucionet e Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjithë mekanizmat kushtetues e institucionalë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

Për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në votim ka dështuar edhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19” i propozuar nga PDK-ja.

Në votimin e këtij Projektligji kanë marr pjesë vetëm 21 deputetë.