Nora thyen ‘akullin’, tregon për herë të parë raportin me Tunën

3 muaj më parë

Nora thyen ‘akullin’, tregon për herë të parë raportin me Tunën

Prej kohësh përflitet për raporte jo të mira mes këngëtareve Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi, të cilat njëherësh përveçse kolege janë edhe kunata të një shtëpie.

E ftuar në “Xing në Ermalin”, këngëtarja Nora Istrefi ka thyer për herë të parë heshtjen rreth kësaj çështje, duke treguar të vërtetën e relacionit që ka me Tunën.

Ajo është shprehur duke thënë se nuk ka asgjë personale midis tyre, por e gjitha ka qenë një keqkuptim familjari zmadhuar nga mediat.

“Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Nora.

E pyetur nëse ka qenë mike shumë e ngushtë me të vite më parë, Nora, tha se një afrimitet i tillë nuk ka ekzistuar kurrë mes tyre, por që as armike nuk mund të quhen.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberi nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë më tej Istrefi.

E njëjta gjithashtu ka shtuar se mendon që janë mediat ato që e kanë bërë situatën në fjalë më “luftarake” se sa që është.

“Unë jetoj e lumtur dhe reflektoj e lumtur. Ne jemi të lumtur secili në zgjedhjen e vet. Ajo që duket pak më luftarake, më agresive më duket se e kanë bërë edh mediat”, ka shtuar Nora.

Kujtojmë që hapur mbi këtë temë kishte folur vet bashkëshorti i Norës, këngëtari Robert Berisha, i cili vitin e kaluar kishte thënë hapur në emisionin “Rudina” se me Tunën nuk kanë asnjë raport, dhe se nuk do të ketë kurrë mes tyre për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë.