Njihuni me bimën që shëron varësinë ndaj alkoolit

4 muaj më parë

Njihuni me bimën që shëron varësinë ndaj alkoolit

Keni probleme me alkoolizmin në familje? Merrni një aguliçe të verdhë, sepse mund të ndihmojë. Aguliçja e verdhë shëron dhe ka aromë dehëse dhe freskuese.

Kjo është bimë shumëvjeçare, e cila natën hap lulet dhe tërheq insektet. Nuk kërkon kujdes të veçantë dhe përhapet lehtë dhe shpejt nëpër tokë.

Edhe grekët e lashtë kanë ngrënë rrënjët e saj dhe në atë mënyrë kanë ulur dëshirën për alkool. Aguliçja e verdhë konsiderohet si burimi më i mirë i thartirave esenciale yndyrore, thartirës alfa-linolenike dhe thartirës gama-linolenike.

Përgatitja:
Një lugë gjelle nga kjo bimë hidhet në një enë me një gotë ujë të sapo zier. Mbulohet me kapak dhe lihet 15-30 minuta. Përmbajtja kullohet dhe pihet e ngrohtë. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.

Çaji përdoret kryesisht si mjet që lëngëzon dhe ndihmon personat me alkoolizëm, largon sekrecionet e bronkeve në bronkite dhe pneumoni, ndihmon si mjet qetësues në pagjumësi, në shqetësime nervore, në dhembje koke, në marrje mendsh, në çrregullime të traktit tretës, në sëmundje të veshkave dhe të fshikëzës urinare.