Njerëz gjenialë që fitojnë para pa bërë asgjë

4 muaj më parë

Njerëz gjenialë që fitojnë para pa bërë asgjë

Kush është ai që nuk është mërzitur një ditë në punë, e që nuk ka ëndërruar sikur të gjente një mënyrë që ia jep paratë pa bërë asgjë. Disa njerëz e kanë bërë këtë realitet.

Sigurisht që nuk është diçka e lehtë, por disa njerëz duket se e kanë atë fat të madh. Ndërkohë që të tjerët punojnë me orar e me rregulla, ata i fitojnë paratë pa bërë asgjë, thjesht duke qenë të zgjuar.

Një djalë në Alabama pati idenë e çmendur që t’u thotë kompanive se do të veshë bluza me logot e tyre, në këmbim të parave, si formë reklamimi. Sot ka një biznes me shumë punëtorë që thjesht veshin bluza me logo, teksa vazhdojnë jetën normalisht, dhe paguhen për aq.

Image

Të rrish te shtëpia e dikujt tjetër. “Trusted House Sitters” është një kompani e besueshme që paguan njerëz që thjesht jetojnë te shtëpia e dikujt që ka ikur me pushime, për t’i ruajtur shtëpinë e për t’u mbajtur kafshët shtëpiake.

 

Image

Të hash teksa filmohesh në internet, ku të shohin drejtpërsëdrejti me mijëra ndjekës njëherësh. Kjo gjë ka parë popullaritet në Azi, sidomos në Korenë e Jugut, ku disa “ngrënës” thjesht hanë dhe fitojnë deri në 10 mijë dollarë në muaj nga reklamat.

Image

Disa dyqane nuk nxjerrin njoftime në internet kur duan të punësojnë dikë, por thjesht vendosin një tabelë te xhami. Një aplikacion paguan njerëz që fotografojnë tabela “kërkohet punonjës”.

Image

Për shumicën e njerëzve që hapin një faqe në internet duhet shumë mund dhe kohë që të nxjerrin fitime. Por Aleks Tju hapi një ueb me një faqe të vetme, ku u bëri thirrje markave të blinin nga një hapësirë të vogël te ajo faqe. Nisi si me shaka, por për gjashtë muaj mblodhi 1 milionë dollarë.

Image

Të shesësh kartëmonedha 1 dollarëshe për shumë dollarë. Disa njerëz janë të vëmendshëm dhe shohin numrat serialë të kartëmonedhave. Nëse numrat janë të veçantë, psh. 9999999, apo 12121212, ata i shesin në internet.

Image

Kur dikush humbet ose harron bagazhet në aeroport apo në stacione treni, dhe nuk shfaqet për t’i marrë për tri muaj, e humbet pronësinë e tyre. Një kompani në SHBA shet pikërisht bagazhe të harruara, dhe tashmë ka biznes të mirëfilltë.

Image

Një burrë po skuqte djathë në skarë. Atij iu duk se forma e pjekjes te djathi ngjante me fytyrën e Jezusit. E nxori në ankand në e-Bay dhe arriti ta shesë për 28 mijë dollarë.

Image

Dikush vuri një copëz silikoni të tharë në internet, dhe tha që kishte ngrirë fiks si personazhi Homer Simpson. Ai e nxori në ankand në e-bay dhe arriti ta shesë për 240 mijë dollarë.

Image

Disa stjuardesa po fitojnë para duke shitur në internet getat që kanë përdorur gjatë punës. Blerësit ua kërkojnë të përdorura dhe të palara. Disa prej tyre arrijnë të shesin nga 600 dollarë pala. Stjuardesat nuk nxjerrin as fytyrën, vetëm këmbët në foto, si dhe getat përkatëse./tch

Image