Një tjetër pushues mbytet në Vlorë

4 muaj më parë

Një tjetër pushues mbytet në Vlorë

Një tjetër viktimë i shtohet bilancit tragjik të këtij fillim sezoni plazhi. Ditën e sotme një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Vlorës.

Viktima është një i moshuar, i identifikuar si SH.C, 70 vjeç.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë humbën jetën tre pushues, ndërsa dy të tjerë janë futur në det për t’u larë, por nuk kanë dalë më duke u shpallur të zhdukur.