Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Prizren

2 muaj më parë

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në qytetin e Prizrenit.

Sipas policisë, viktima është shtetas i huaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.