Një shqiptar me plis afër kryeministrit të parë të Izraelit

5 muaj më parë

Një shqiptar me plis afër kryeministrit të parë të Izraelit

Një foto e pazakontë ku shihet një shqiptar me plis të bardhë pranë kryeministrit të parë Izraelit David Ben Gurion.

Në një faqe në Facebook që u dedikohet lidhjeve mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit, është publikuar një fotografi që llogaritët të jetë shkrepur para 50-60 vjetësh, transmeton Gazeta Express.

Në fotografi shihet një person me plis të bardhë, i cili njihet si simbol që e bartin vetëm shqiptarët e Kosovë. Aty është fotografuar kryeministri i parë i shtetit izraelit.

Shqiptari me plis të bardhë, sipas faqes që e ka publikuar fotografinë, besohet të jetë nga Plava, dhe ka migruar në Izrael, gjatë kohës së nazizmit.