Një rast pozitiv me COVID-19 te klubi portugez Aves

1 muaj më parë

Një rast pozitiv me COVID-19 te klubi portugez Aves

Klubi i elitës portugeze në futboll Aves, ka njoftuar për një rast pozitiv me COVID-19 brenda skuadrës, vetëm pak ditë para rifillimit të kampionatit.

“Klubi raporton se në raundin e tretë të testimeve për COVID-19 një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, është shkruar në komunikatë të klubit.

Klubi portugez ka njoftuar se lojtari në fjalë kishte dal negativ në testimet e mëhershme dhe se pas testimit pozitiv ai është vetizoluar në shtëpi.

Avesi është detyruar të testojë edhe dy herë tjera gjithë skuadrën dhe stafin. Por, është raportuar se gjithë tjerët kanë dal negativ.

Elita portugeze në futboll do të rifillojë në mesjavë.