Një park vetëm për nudistët në Paris (Foto)

4 vite më parë

Një park vetëm për nudistët në Paris (Foto)

Të enjten hapi dyert parku i parë nudist në Paris në një sipërfaqe prej 7,300 metra katrorë. Parku do të jetë funksional në fazën e parë deri në 15 tetor në rrethin e 12-të, të parkut, përkatësisht në Bois de Vincennes.

Parku do të jetë i hapur prej orës 8 të mengjesit deri në orën 19 në mbrëmje. Sipas konsulentit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit francez, në park do të shfaqen shenja të veçanta që tregojnë se parku është projektuar posaçërisht për nudistët dhe se demonstratat jane te ndaluara.

Nga ana e tyre, nudistet komentojnë se kjo tregon se me sa mendje të hapur është Parisi.