Një natë në shtrat me Armela Hysenin…?

4 vite më parë

Një natë në shtrat me Armela Hysenin…?

Armela është një ndër vajzat që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë edicionit të kaluar në “Big Brother”.

Ajo u lidh me Damianon, por thyerja e rregullave nga ky i fundit bëri që të dy të s’kualifikoheshin.

Edhe pas daljes nga BB, ish-banorja vazhdoi të ishte aktive në median rozë. Së fundmi ajo kreu edhe një operacion plastik për rregullimin e hundës dhe gjatë gjithë verës na ka dhuruar foto të nxehta nga plazhi dhe jo vetëm.

Pikërisht këto foto “Hot” kanë bërë që ajo të bjerë pre e mesazheve të çuditshme në rrjetet sociale. Ajo ka dhënë një intervistë të pazakontë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, i cili i ka bërë një pyetje ngacmuese asaj.

Turi e pyet Armelën nëse i ka ardhur ndonjë mesazh ku i kërkojnë favore seksuale në këmbim të parave dhe përgjigja e saj është “Shumëëë”.

Kur pyetet se sa është shuma e ofruar Armela nuk do të përgjigjet pasi nuk do t’i vejë një etiketë vetes por më në fund Turi ia mbush mendjen. Pasi i përmend shifrën “ Mbi 10 000 Euro?”, Armela përgjigjet “Aty” dhe sigurisht që Turi habitet nga përgjigje, ashtu si u habitem edhe ne.