Një mike e vjetër e Getit ia shkruan këto fjalë Marinës (Foto)

4 vite më parë

Një mike e vjetër e Getit ia shkruan këto fjalë Marinës (Foto)

Ndonëse nuk është se mblodhi shumë emra përtej Babastars dhe miqve të vjetër të Getit, dasma e çiftit Selimi mori një vëmendje të mirë edhe nga pjesa e kolegëve.

Të shumtë ishin ata që uruan përmes rrjeteve sociale çiftin e ri.

E një prej urimeve më interesante është pa dyshim ai nga Çiljeta.

Këngëtarja e cila njihet për super hitin e viteve 2000, ‘Dridhe’ i ka lënë Marinës një koment ku shprehet specifikisht ndaj saj në njëjës: ‘Urime zemër e bukur qofsh gjithmonë e lumtur’.

Image

Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, mbi një dekadë më parë ishte përfolur se Çili, tash mike e afërt e Noizyt në OTR dhe Geti kanë qenë për një kohë të shkurtër në lidhje.

Atëbotë, Geti në prononcimet për gazetarë e kishte mohuar një gjë të tillë duke u shprehur: ‘Në fillim e ngacmoja pak mirëpo kurrë nuk e kam pasur një vizion të caktuar për të pasur lidhje me të’. /Prive